Regjistrohet numër rekord të infektuarish me koronavirus në Meksikë

Regjistrohet numër rekord të infektuarish me koronavirus…

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 5222 raste të reja të koronavirusit.  Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Kështu, shifra e përgjithshme e të prekurve në vendin e tretë më të madh në Amerikën Jugore shkoi në 139,196 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 504 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 16,448.

Sidoqoftë, qeveria meksikanë ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar mund të jetë në masë të konsiderueshme më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika dhe Brazili janë shtetet që po shënojnë më së shumti raste të virusit të ri në Amerikën Latine.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit