Rein ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve

Rein ka nevojë për ndihmën e të…

Vogëlushi në foto është Rein, një djalë nga Tirana I cili kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Ai iu bën thirrje shqiptarëve të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të tij, që të kthehet në shtëpi, pranë motrës së vogël dhe prindërve.

Në vitin 2021, kur ishte vetëm 5 vjeç, Rein Zeneli u diagnostikua me skoliozë idiopatike pediatrike deformim i palcës kurrizore. Nëse ai nuk kurohet siç duhet, mund të çojë në dëmtim të shtyllës kurrizore dështim të zemrës dhe mushkërive.

Rein duhet t’i nënshtrohet afërsisht 12 operacioneve të shtyllës kurrizore derisa të arrijë adoleshencën. Konkretisht, ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni çdo 10 muaj deri në moshën 16-18 vjeç. Rein deri tani ka bërë 3 operacione.

 Operacionet duhet të kryhen në Turqi, pasi ky është spitali më i afërt që mund të sigurojë procedurën e nevojshme dhe kushtojnë afërsisht 7,000 euro për operacion. Prindërit e Rein ndonëse punojnë, nuk kanë mundësi ekonomike të sigurojnë këtë shumë parash.

Pagat në Shqipëri dihen tashmë dhe për prindërit e Rein është e pamundur të sigurojnë 7,000 euro për operacionet që I nevojiten djalit, ndaj me dorë në zemër u luten shqiptarëve që t’u gjenden pranë dhe të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi.

Kushdo ka mundësi të kontribuojë në linkun e GOFUNDME

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit