Reja dukej sikur po krijohej prej tokës ndërsa ngrihej në qiell në formën e çuditshme të një kërpudhe

Reja dukej sikur po krijohej prej tokës…

Autoritetet ukrainase u kërkuan njerëzve të mos frikësohen pasi një re në formë kërpudhe u krijua pranë Çernobilit.

Njerëzit nuk e harrojnë lehtë shkatërrimin e shkaktuar nga katastrofa bërthamore e Çernobilit ndaj edhe është mëse e zakontë që një pamje e tillë të ngjalli frikë.

Reja e madhe u ngjit mbi kryeqytetin ukrainas Kiev, më pak se 60 milje larg vendit ku një reaktor bërthamor shpërtheu në vitin 1986.

Megjithë spekulimet, zyrtarët ukrainas siguruan banorët se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se thjesht bëhej fjalë për një re të zakonshme por me pamje vërtet të rallë.

Burimi:JOQ ALBANIA/Përshtati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit