Reja flet pas humbjes, tregon lojtarin që duhej të ndërronte urgjent

Reja flet pas humbjes, tregon lojtarin që…

Gjatë ditës së djeshme u luajt ndeshja Shqipëri-Poloni. Vendi ynë u mposht 0-1 nga Polonia në ndeshjen e luajtur në Air Albania Stadium. Goli i cili u pësua nga një gabim në mbrojtje u shoqërua me disa incidente. Pas ndeshjes foli edhe trajneri Eduardo Reja i cili tha se ndjen keqardhje për këtë humbje.

Reja:

Kishim filluar të binim fizikisht në momentin që pësuam golin. Po ulnim ritmin dhe po provoja të bëja zëvendësime për t’i dhënë pak freski skuadrës. Ndoshta duhej ta zëvendësoja Baren pak më shpejt, por ai po këmbëngulte që të qëndronte ende. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një paraqitje shumë të mirë, ndonëse kishim edhe shumë mungesa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit