Reja zhvillon të shtunën ndaj Armenisë ndeshjen e tij të fundit si trajner i Shqipërisë

Reja zhvillon të shtunën ndaj Armenisë ndeshjen…

Edoardo Reja prej 3 vitesh është trajner i Shqipërisë, të zhgënjyer asokohe nga rezultatet dhe klima jo e mirë e krijuar nga ish-trajneri Christian Panuci. Tashmë ai është në prag të largimit në ndeshjen e tij të fundit nën këtë status, atë të miqësores me Armeninë.

Reja u shpreh se do të kthehet sërish në Shqipëri për të parë ndeshjet apo edhe për të vizituar vendet turistike. Ai shton ka njerëz që përpos analistëve e duan dhe rrespektojnë.

E ndjej edhe në aspektin emocional këtë ndeshje. Unë do të mbetem gjithmonë i dashuruar me Shqipërinë. Bëra edhe një shëtitje dje në për Shqipëri isha deri në Gjirokastër dhe më pëlqeu shumë. Kam qëndruar këtu prej 3 vitesh e gjysmë dhe nuk kam parë ende bukuritë e Shqipërisë.

Gjithsesi unë do të rikthehem sërish këtu, ndoshta të shoh ndonjë ndeshje, por do të vij edhe më shpesh për të udhëtuar sepse këtu ka vende shumë të bukura. Unë vërtet e dua këtë vend, pasi kam pasur edhe gjëra pozitive, dikush përpos analistëve edhe më respekton edhe më do dhe duke ditur këtë gjë nuk mundet që ta harroj ktë mbështetje edhe nëse do të më duhet të iki”, u shpreh Reja

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit