Rekord aplikimesh për azil në BE dhe Britani gjatë vitit 2022,  83% ishin shqiptarë

Rekord aplikimesh për azil në BE dhe…

EUROSTAT tregon se gjatë vitit 2022 janë rritur në nivele rekord aplikimet për azil në BE dhe Britani.

Sipas të dhënave të Eurostat, që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian , në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Shumica e aplikantëve  janë  nga Shqipëria, rreth  83 për qind, ose 11,832. Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, kur rreth 800 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2021 dhe 50 një vit më parë.

Vetëm në Britani u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, më shumë se në të gjitha shtetet e tjera të Europës së bashku. 9,573 prej tyre kanë shkuar me gomone.

Franca vijon të mbetet më i preferuari për kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, me 51% të totalit në BE-27 në 2022. Gjermania renditet e dyta, me 19% të totalit, e ndjekur nga Italia dhe Greqia me nga rreth 10% secila. Në Belgjikë janë raportuar 4.5% e kërkesave totale për azil dhe në Suedi 1.5%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit