Rekord në ankand, Ferrari i Schumacher shitet për 13.2 milionë $

Rekord në ankand, Ferrari i Schumacher shitet…

Ferrari i Michael Schumacher i vitprodhimit të 2003 është shitur në një ankand në Zvicër për një shifër rekord prej 13.2 milionë dollarë .

Ferrari u bë kështu vetura e dytë më të shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

Ferrari mendoj të shitej për 9.4 milionë dollarë, por si duket i ka kaluar pritshmëritë duke arritur në plotë 13 milionë franga zvicerane (13.2 milionë dollarë) nga një ofertues telefonik.

U rendit si makina e dytë më e shtrenjtë në Formula 1, pasi vendin e parë e mban një Mercedes W196R i vitit 1954 i shitur për 29,650,095 dollarë.

Ferrarit të Schumacher iu dha gjithashtu Certifikata e “Librit të Kuq” të Ferrari Classiche, që do të thotë se ajo u rikthye në gjendjen e saj origjinale me pjesë ose duke u riparuar ose zëvendësuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit