Rekordi për 2020-ën/ Fundjava me numrin më të lartë të personave që u futën në Shqipëri, ja sa pushues erdhën nga Morina...

Rekordi për 2020-ën/ Fundjava me numrin më…

Pavarësisht pàndemisë prej korônavîrusit, pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik.

Vetëm në fundjavën që lanë plas, 11 mijë automjete, dhe 31 mijë persona, u futën në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës.

Kjo është fundjava me hyrjen më të lartë gjatë kësaj vere në Morinë.

Të premten, radha e makinave që kërkonin të kalonin kufirin e Morinës ishte disa kilometra e gjatë.

Por për shkak se nuk kërkohet testim apo vërtetim nga udhëtarët që janë apo jo të inféktuar me Côvid-19, procedurat në doganën shqiptare zgjasin pak.

Sipas të dhënave vetëm ditën e diel kanë hyrë në Shqipëri  16.880 shtetas të huaj, 2.917 shtetas shqiptarë, 4.411 mjete të huaja dhe 1.367 mjete shqiptare.

Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.

Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit