Rekord të infektuarish me Covid-19/ India raporton mbi 6700 raste në 24 orë

Rekord të infektuarish me Covid-19/ India raporton…

India i ka regjistruar 6,767 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Deri tani kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Familjare e këtij shteti gjithashtu njoftoi se, përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 147 të vdekur, shkruan “CNN”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin e dytë për popullsinë më të madhe në botë shkoi në 131,868 persona, ndërsa numri i të vdekurve në 3,867.

India edhe të shtunën shënoi rekord të rasteve të reja për një ditë – 6,654 – shifër që u tejkalua të dielën.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, qeveria indiane ka njoftuar se do ta lejojë rifillimin e fluturimeve brenda vendit duke nisur nga java e ardhshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit