Rekord të infektuarish me COVID në 24 orë

Rekord të infektuarish me COVID në 24…

Rekord rastesh të reja me COVID në 24 orë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se në 24 orët e fundit në botë është regjistuar një rekord infektimesh të reja: 183.020 persona.

Vendet ku janë shënuar më shumë raste janë: Brazili – 54 771 raste; SHBA – ,36.617  dhe India me mbi 15.400 raste të reja.

Rekordi paraardhës u shënua më 18 qershor, me 181 232 me COVID-19 në një ditë. Në total, që prej nisjes së pandemisë, janë regjistuar rreth 9 milionë më saktë 8,963,439 persona të infektuar me koronavirus në botë, nga të cilët kanë ndërruar jetë 468,485.

Pas SHBA-së që ka numrin më të madh të të vdekurve në botë, 119,977 persona, Brazili është i dyti me 50,591 të vdekur. Në shtetin amerikano-jugor, vijon të jetë i lartë edhe numri i të viktimave, ku në 24 orët e fundit, janë shënuar 641 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit