Rekord votash të pavlefshme! Numëruesja e PS-së në Tiranë me stilolaps në dorë bën shënime në fletë

Rekord votash të pavlefshme! Numëruesja e PS-së…

Procesi i numërimit të votave ende nuk ka mbaruar në disa KZAZ në vendin tonë dhe me kalimin e orëve incidentet po shtohen. Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi ka denoncuar një tjetër incident të ndodhur në qendrën e numërimit te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë. Sipas tij, përfaqësuesja e Partisë Socialiste në këtë qendër votimi është flmuar duke shpallur të pavlefshme fletët e votimit, pasi duket se bën shënime në fletë. Për “FaxNews”, Bumçi tha se ky rast duhet të hetohet pasi numëruesja në fjalë shënon nga dy herë fletët që janë për PD.

Përfaqësuesja jonë në një nga tavolinat por edhe vëzhgues të tjerë vunë re që përfaqësuesja e Partisë Socialiste ka shënuar në fletët e votimit. Kemi dhe pamje të filmuara me telefon në lidhje me këtë shkelje. Ne kemi besim te fitorja jonë, por ky është një akt i rëndë.

Në këto zgjedhje vihet re një numër rekord fletësh të pavlefshme. 60 mijë fletë që janë shpallur të pavlefshme janë afërsisht 10 mandate. Në shumicë e fletëve të pavlefshme mbizotëron Partia Demokratike dhe një subjekt tjetër, ku shiumica e fletëvotimeve janë të shkruara nga dy herë. Nëse ne lidhim këtë ngjarje me këtë fenomen atëherë kjo është shqetësuese. Unë nuk po ngre konkluzione por ngre një shqetësim, i cili më pas duhet parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit