Rekordi i “Nikut të Ndrag’hetës”, tender 1.5 miliardë lekë pa garë për 47 ditë nga QSUT

Rekordi i “Nikut të Ndrag’hetës”, tender 1.5…

“Niku i Ndrag’hetës” ka fituar plot 1.5 miliardë lekë për vetëm 47 ditë. Firma GTS, ku administrator është z.Besnik Halili, bashkëjetuesi i Luneda Sufalit, drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, po vijon të fitojë tendera pa garë, madje me negocime shumë milionëshe me strukturat shtetërore.

“Kolegu” i bashkëjetueses, Enkelejd Joti, e ka shpallur këtë firmë fituese me një procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Madje, kjo kompani, e cila bashkë me Messer Albagaz po fitojnë pa garë tenderat për oksigjenin spitalor, ka “konkurruar” e vetme në këtë procedurë.

Nevoja emergjente për oksigjen spitalor ka detyruar QSUT të përshpejtojë procedurat. BoldNeës ka siguruar dokumentet ku thuhet objekti i tenderit është “furnizim me oksigjen të lëngshëm mjekësor për nevojat e QSUNT për një periudhë 47-ditore”.

Tenderi ka një kusht ndërprerjen e kontratës menjëherë me lidhjen së kontratës baze, si rezultat i marrëveshjes kuadër që do të lidhë QSUNT në vijim të procedurës bazë për 12 muaj.

Fondi për këtë tender është 132.584.194 lekë, ku bashkë me TVSH shuma shkon në rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra.

Në këtë procedurë pa garë ka shprehur interes vetëm GTS-ja, e cila ka fituar me plot 99.9 % të fondit limit. Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë procedurë është urgjenca e QSUT-së për oksigjen. Përse u la në këtë gjendje spitali? Covid 19 është prezent në Shqipëri prej rreth 1 viti. Dhe, gjatë kësaj kohe, janë akorduar dhjetëra milionë euro për oksigjen. Madje, janë bërë shumë procedura tenderuese, ku fituesit kanë qenë të njëjtë; GTS dhe Messer!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit