Rekordmeni shqiptar i notit ndërron jetë papritur, Klavio Meça vdes në aksident

Rekordmeni shqiptar i notit ndërron jetë papritur,…
Mbërmjen e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kampioni ynë i notit Klavio Meca, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti
Featured image of article: LAJM I ZI/ Rekordmeni shqiptar i notit ndërron jetë papritur, Klavio Meça vdes në aksident (DETAJET)

 Sporti shqiptar është tronditur sot nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta në moshën 24-vjeçare i notarit Klavio Meça. Ai ka humbur jetën në një aksident.

Një nga sportistët më të mirë të notit shqiptar, kampion e rekordmen, që ka ditur të tregojë në çdo aktivitet aftësitë e tij.

Klavio ka nderuar Shqiperinë dhe notin shqiptar në mjaft evente sportive kombëtare, mbarëkombëtare e ndërkombëtare, duke vendosur edhe rekorde. Ndaj, lamtumira e tij e parakohshme është një lajm që na ka tronditur të gjithëve.

Një notar kampion dhe një djalë model, që do t’ju mungojë të gjithëve, familjes së tij, shokëve e kolegëve. Lamtumira e tij është një humbje e madhe për sportin shqiptar, pasi shuhet në lulen e rinisë një nga talentet e sportit të notit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit