Rektori i “Mjekësisë” Arben Gjata nën hetim nga prokuroria italiane për korrupsion

Rektori i “Mjekësisë” Arben Gjata nën hetim…

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është vënë nën hetim nga Prokuroria e Cagliarit në Itali për korrupsion.

Mediat italiane bëjnë me dije se Gjata po hetohet për dhënien e titullit Doktor Nderi të Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.

Sipas hetimeve italiane, kjo doktoraturë është dhënë në këmbim të ndërhyrjes që Solinas do të kishte te ministri i Jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Hetimet flasin për emërimin e Roberto Raimondi-t si drejtor i përgjithshëm i autoritetit menaxhues të programit Eni-CBC Mediterranean Basin.

Roberto Raimondi ka qenë drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, në Universitetin Publik të Tiranës e njëherësh drejtor i Zyrës së Autoritetit të Menaxhimit të Programit Europian, ENI CBC të Pellgut të Mesdheut për rajonin e Sardenjës.

Sipas të dhënave është kryer sekuestrimi i aseteve dhe pronave me vlerë rreth 350 mijë euro ndaj Presidentit Solinas dhe gjashtë të tjerëve nën hetim për korrupsion.

Nën hetim janë sipërmarrësi Roberto Zedda dhe këshilltari rajonal Nanni Lancioni.

Gjata, prej vitesh është vënë në shërbim të qeverisë, duke i thurur lavde për punët në shëndetësi dhe duke lavdëruar koncensionin e sterilizimit, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK. Për këto, ai u shpërblye në mënyrë të paligjshme nga pushteti i Edi Ramës, ku iu dhanë dy poste të rëndësishme në shëndetësi, ai i Rektorit të Universitetit të Mjekësisë dhe i Shefit të Kirurgjisë në QSUT.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit