Rëndohet bilanci i aksidentit në Greqi/ Regjistrohen 36 viktima, shumica janë studentë

Rëndohet bilanci i aksidentit në Greqi/ Regjistrohen…

Informacionet më të fundit nga Greqia tregojnë që është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti i trenave. Mësohet se  numri i të vdekurve ka shkuar në 36. Ndërkohë, 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është fakti se shumica e të vdekurve sipas mediave helene janë studentë. Ndërkaq të afërmit e pasagjerëve të trenit fatal janë mbledhur jashtë spitalit që në orët e para të mëngjesit në pritje për të mësuar disa lajme për njerëzit e tyre. Ndërkohë, kërkimet për të  zhdukurit vazhdojnë, por autoritetet nuk janë optimiste për ecurinë e tyre.

Ngjarja ndodhur pak para mesnatës në Larisa. Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Në trenin e pasagjerëve ishin gjithsej tre makinistë, njëri prej të cilëve ishte ulur si pasagjer pranë dy kolegëve të tij që ishin në detyrë.

Në të njëjtën kohë, në vagonin e klasit të parë ndodheshin mbi 20 persona, por ende nuk dihet numri i saktë. Nga ana tjetër, në lokomotivën e trenit të mallrave ishin dy drejtues. Nuk dihet shkaku kryesor i këtij aksidenti por bilanci është tragjik dhe pritet të rëndohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit