Aksidenti në Milot| Rëndohet bilanci i viktimave, vdes edhe babai i fëmijës

Aksidenti në Milot| Rëndohet bilanci i viktimave,…

Para pak minutash u regjistra një aksident tragjik në aksin Milot-Rrëshen. Si pasojë  e ngjarjes humbi jetën një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhej në makinën që mori flakë. Bilanci i aksidenti është rënduar, ndërsa mësohet se ka vdekur edhe babai i fëmijës. Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që kanë sjellë aksidentin.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” . Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit