Rëndohet bilanci i përplasjes me armë në Mamurras, shkon në 3 numri i të plagosurve

Rëndohet bilanci i përplasjes me armë në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Mamurrasit, Laç, ku ka pasur përplasje me armë zjarri mes punonjësve të policisë dhe personave ende të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se është qëlluar me armë zjarri drejt një patrulle të Policisë, dhe për pasojë dy efektivë kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej efektivëve që ka mbetur i plagosur është Ilir Zeka, ndërsa tjetri si Flamur Llaja, ndërkohë që qytetari i plagosur është Nikoll Vorfi, ndërsa ende nuk dihet roli që ai ka pasur në këtë ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërkohë që Fax News ka siguruar dhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur përplasja, që mund të kishte çuar në një tragjedi edhe më të rëndë, duke qenë se zona ka qenë mjaft e populluar.

Policia ka ngritur disa postoblloqe në Mamurras me qëllim për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që nuk ka ende një komunikim zyrtar të asaj që ka ndodhur.

Nuk dihet ende nëse ka pasur një operacion në zhvillim e sipër që ka çuar në plagosjen e punonjësve të Policisë, që sipas burimeve janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit