Rëndohet bilanci i shpërtimit në Lushnjë, pas babait ndërron jetë edhe djali 24-vjeç

Rëndohet bilanci i shpërtimit në Lushnjë, pas…

Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Lushnjen mesditën e kësaj të premte. Pas Landi Verçanit, ka humbur jetën edhe djali i tij, Elidon Hoxha 24-vjeç. Babë e bir, e kishin ditën e parë të punës, por që përfundoj në tragjedi për familjen e tyre. Djali, sipas të afërmve, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia dhe shkonte për të punuar me babain e tij.

I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda, edhe pse u transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku u fut në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Në momentin e shpërthimit ka qenë në vinç me të atin. Ndërkohë që 8 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti i PS Bujar Çela. Deputeti dhe të lënduarit e tjerë janë dërguar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Deputeti ka marrë plagë në këmbë, dhe tashmë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Fabrika ku ndodhi shpërthimi ishte në emër të deputetit Bujar Çela, ndërkohë që neglizhenca e treguar në marrjen e masave të sigurisë për jetën e punëtorëve sot i kushtoi dhe vetë pronarit. 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit