Rëndohet bilanci i viktimave në Greqi, 47 pasagjerë të vdekur

Rëndohet bilanci i viktimave në Greqi, 47…

Bilanci i të vdekurve nga aksidenti në Greqi vazhdon të rëndohet. Sipas përditësimit të fundit nga Mbrojtja Civile Greke, numri i personave që kanë humbur jetën në Tempi ka shkuar në 47 Bëhet me dije se kërkimet vazhdojnë dhe mëngjesin e sotëm u gjetën tre trupa të tjerë brenda karrocës së tretë.

Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Epipyragos Ioannis Artophios, tha se mëngjesin e sotëm kërkimet nga ekipet e shpëtimit kanë vijuar mes vagonit të dytë dhe të tretë të trenit. Ai tregoi se ka akoma njerëz në rrënoja, por nuk mund të flitet për një numër të saktë.  

Ata shohin se ka njerëz në gjendje shumë të keqe nga përplasja dhe shtypja e dy vagonëve. Ne kemi arritur të nxjerrim tashmë dy trupa. Në këtë pikë ku po zhvillohet operacioni ka mjaft persona të cilët për shkak të ngarkesës janë në gjendje të rëndë.

Ky operacion do të vazhdojë për t’i dorëzuar të gjithë personat tek të afërmit e tyre. Për momentin nuk mund të thuhet se sa njerëz janë atje. Ata ishin në një pikë ku e gjithë ngarkesa kalonte mbi trupat e tyre dhe tani po bëhet menaxhimi për t’i nxjerrë jashtë”, tha ai. Ndërsa tregon se disa trupa janë shtypur komplet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit