
Ngjarje e rëndë e ndodhur këtë të mërkurë në mbrëmje në Kavajë ka dy viktima.
Mësohet se shkak është bërë një sherr i ndodhur në një lokal, ku ka përfunduar me dy të vdekur.
Deri më tani bëhet fjalë se një person është vrarë me thikë, ndërsa personi është vrarë me pistoletë.
Viktimat janë identifikuar si Armand Gosa, 30 vjeç dhe Edmond Gosa.
Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.
Policia është në vendin e ngjarjes, për të zbardhur ngjarjen.