Rëndohet gjendja e të plagosurve në Pogradec, një prej tyre dërgohet me helikopter në Tiranë 

Rëndohet gjendja e të plagosurve në Pogradec,…

Është përkeqësuar gjendja e një nga të plagosurve nga aksidenti në Pogradec. Për këtë arsye është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ndërsa 5 të tjerët po trajtohen në spitalin e Pogradecit. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, është dërguar me helikopterin e urgjencës drejt Tiranës 

Mjejeti tip “Opel” dhe mjeti tip “Toyota” kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë -Thanës. Ndërkohë që mjeti furgon “Benz” po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit. 

Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera, kjo edhe për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë ka rrëshqitur dhe është plagosur me dy makinat e tjera. Nga goditja e tre mjeteve, bëjnë me dije burime nga policia rrugore, janë plagosur 6 shtetas. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit