Rëndohet situata e COVID në Kosovë, 218 raste të reja dhe 1 humbje jete

Rëndohet situata e COVID në Kosovë, 218…

Situata e COVID-19 në Kosovë vijon të mbetet shqetësuese.

Kosova po përpiqet të gjejë mënyrat për të frenuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit, i cili deri më tani ka marrë  102 jetë njerëzish e ka infektuar rreth 5 mijë vetë.

Shifra të larta të infektimeve ditore po raportohen çdo ditë, me 216 të prekur e 1 viktimë, të shënuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se të dielën se do të fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese, e do të ndërmerren masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Tubimet publike dhe ritet fetare do të ndalohen.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj deklaroi të hënën se po rrisin kapacitetet e stafit shëndetësore dhe inspektorëve që do të monitorojnë zbatimin e masave në të gjithë vendin.

Paralelish tme rritjen e rasteve janë shtuar edhe shtrimet në spital, ku të dielën u raportua për 301 pacientë me koronavirus.  

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit