Rëndohet situata në Kosovë, 5 persona humbin jetën nga COVID-19

Rëndohet situata në Kosovë, 5 persona humbin…

Kosova vazhdon të ketë një gjendje të rënduar për shkak të shifrave të larta të koronavirusit ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë.

Ndërkohë janë kryer 489 testime, ku nga të cilët 118 raste kanë rezultuar pozitiv.

Rastet janë shënuar nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numr i rasteve në total qe kane rezultuar pozitiv është 5735 raste nga 31056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ku gjithsej 135 persona kanë ndërruar jetë, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur 2968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2632.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit