Rëndohet situata te Infektivi, 6 pacientët e intubuar janë mosha të reja

Rëndohet situata te Infektivi, 6 pacientët e…

Shifrat e COVID-19 në vendin tonë vijojnë të jenë problematike ditë pas dite. Sot u konfirmuan 82 raste të reja me virusin e rrezikshëm.

Situata te Infektivi është në përkeqësim gjithashtu. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Mësohet se pacientët e intubuar janë të moshave relativisht të reja, 45, 46 dhe 49 vjeç. Një gjë e tillë u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalimit në Kuvend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.

83 është numri i viktimave që ka shkaktuar në vendin tonë koronavirusi i ri, me Tiranën që mban vendin e parë me 46 të vdekur, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra me përkatësisht 13 dhe 12 të raste fatale./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

82 raste të reja me koronavirus, rritet numri i të shtruarve tek ‘Infektivi’

Koronavirusi në Shqipëri/ Dita e parë pa viktima pas dy javësh

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit