RENEA rrethon Pogradecin, arreston të shumëkërkuarin në shtëpinë majë kodrës

RENEA rrethon Pogradecin, arreston të shumëkërkuarin në…

Përveç aksionit në Peqin, RENEA ka zhvilluar këtë mëngjes edhe një aksion në Qafë-Plloçë të Pogradecit.

Bëhet me dije se është arrestuar 52-vjeçari Ilir Berberi, me rrezikshmëri të madhe shoqërore.

Forcat e specializuara rrethuan banesën e tij, ku jetonte me gruan dhe vajzën.

Në momentin e ndërhyrjes, Berberi ka qenë në gjumë, dhe nuk ka pasur rezistencë.

Banesa e tij gjendej në një kodër, rreth 500 metra larg shtëpive të tjera.

Në të u gjetën edhe armë zjarri e fishekë pas kontrollit.

Kush është Ilir Berberi?

Ilir Berberi ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Ai është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasja e shefit të komisariatit të Pogradecit, Agron Gjyrezit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit