Rrëqeth babai në Greqi: Kam djalin aty, kishte shkuar të takonte të dashurën

Rrëqeth babai në Greqi: Kam djalin aty,…

Mediat greke kanë publikuar deklaratën e trishtë të një babai, djali i të cilit është ende i zhdukur nga aksidenti që ndodhu në Larisa. Në një prononcim për mediat greke ai ka thanë se djali dhe shoku i tij po udhëtonin për të takuar të dashurat e tyre.

Por, deri më tani trupat e tyre nuk janë gjetur ende.  I revoltuar ai ka thënë që kjo ngjarje është absurde dhe personat përgjegjës duhet të paguajnë.

Djali im mungon bashkë me shokun e tij. Ata kishin shkuar për të parë të dashurat e tyre.  Policia na pyet se çfarë rrobash kishin veshur nëse kishin tatuazhe apo mbanin vathë për t’u identifikuar.

 Ne nuk dimë asgjë, nuk dimë ku janë njerëzit tanë. Le të paguajnë të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi. Jemi në 2023-shin dhe trenat po përplasen dhe madje në një linjë të dyfishtë, kjo është absurde”, tha babai.

 Ekipet e emergjencave në Larisa po vijojnë punën për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve që mund të kenë mbetur brenda trenit të pasagjerëve. Treni, brenda të cilit ndodheshin 350 udhëtarë, u përplas në afërsi të qytezës së Tempes në Larisa  këtë mëngjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit