Rënia e kurbës së infektimeve, mbyllet një nga spitalet COVID

Rënia e kurbës së infektimeve, mbyllet një…

Spitali COVID 4 në Tiranë është mbyllur si pasojë e rënies së rasteve të reja dhe shtrimeve në spital gjatë javëve të fundit.

Mësohet se spitali do të qëndrojë në gadishmëri nëse do të ketë një rritje të mundshme të personave që kërkojnë shërbimin e nevojshëm mjekësor për infeksionin e shkaktuar nga Covid-19.

Pacientët të cilin ishin aktualisht të shtruar në spitalin COVID 4 janë transferuar në spitalet COVID 1 dhe COVID 3.

Në këto dy spitale janë të shtruar 80 pacientë, dhe së bashku me 80 të shtruarit në spitalin COVID 2 e çojnë numrin total të të shtruarve në Tiranë në 160.

Edhe urgjencat kanë pësuar rënie. Nga 1 deri më 7 prill ka pasur mesatare ditore, 280 pacientë të infektuar në ditë, edhe shkalla e pozitivitetit ka rënë në 11 për qind.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit