Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat, regjistrimet ranë me 4.1% në 2023

Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat,…

Shkollat në Shqipëri po boshatisen. Instituti i Statistikave tregon në raportin e fundit se, numri i nxënësve të regjistruar në shkolla shënoi rënie të shpejtë në vitin shkollor 2022-2023. Kjo situatë vjen nga numri i ulët i lindjeve dhe emigracionit në masë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554.222 nxënës dhe studentë, me ulje prej 4,1%, krahasuar me vitin shkollor 2021-2022.

Në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554,222 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,1%, krahasuar me vitin shkollor 2021-22.  Në vitin shkollor 2022-23, numri i nxënësve të arsimit 9-vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik arriti në 267,267 studentë, e një rënie vjetore 4%.Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95.845 nxënës, duke shënuar një ulje prej 7,4%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor”, thuhet në raport.

Sakaq, bëhet me dije se pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit