"Rënia e Murit të Berlinit dhe Fitimtarët e vërtetë"

“Rënia e Murit të Berlinit dhe Fitimtarët…

Në datën 4 nëntor 1989 u mbajtën demonstratat më të mëdha në historinë e Gjermanisë lindore (RDGJ), teksa qindra  mijëra njerëz dolën në rrugë dhe vetëm pesë ditë më pas rrëzuan Murin e Berlinit.

Dhe pikërisht sot, shënon 31 vjetori i rënies së Murit të Berlinit. Ndërkohë në këtë datë të rëndësishme u shënua fundi i komunizmit e të socializmit.

Ndërkohë këtë përvjetor e ka kujtuar në mënyrën e tij, Avni Delvina.  Përmes një postimi në Facebook, Delvina ka postuar një grafikë nga cikli “Renia e Murit te Berlinit dhe Fitimtaret e vertete”.

E duke marrë shkas nga situata aktuale në botë, në grafikën e postuar në rrjetin social Facebook të Delvinës, shihen të lumtur disa figura kryesore të cilët kanë ndezur debate, konkretisht, George Soros, Bill Gates etj.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, nisur nga pandemia, vaksinimi me detyrim, tensionet në fushën e politikës, le të themi se kjo grafikë nxjerr në pah fitimtarët e vërtetë nga rënia e Murit të Berlinit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit