Rënia e raketës kineze mbi Tokë, Shqipëria ndër shtetet e rrezikuara

Rënia e raketës kineze mbi Tokë, Shqipëria…

Mbetjet e një rakete kineze pritet të bien përsëri në Tokë në mënyrë të pakontrolluar këtë fundjavë, njofton BBC.

Segmenti kryesor nga pajisja Long March-5b u përdor për të lëshuar modulin e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës muajin e kaluar.

Me 18 tonë peshë, ky është një nga objektet më të mëdhenj në dekada që ka një rënie të paorientuar në atmosferë.

Të enjten, SHBA tha se po e ndiqnin rrugën e objektit, por nuk kishin plane për ta rrëzuar atë.

“Ne mbetemi me shpresën se do të zbresë në një vend ku nuk do të dëmtojë askënd,” tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin. “Shpresojmë në oqean ose diku si ai.”

Ekspertë të ndryshëm të modelimit të mbetjeve hapësinore po tregojnë orët e para të së dielës si momentin e mundshëm të rënies. Sidoqoftë, parashikime të tilla janë gjithmonë shumë të pasigurta.

Fillimisht i injektuar në një orbitë eliptike afërsisht 160 km nga 375 km sipër sipërfaqes së Tokës më 29 prill, faza thelbësore e Lond March-5b e ka humbur madhësinë që prej asaj kohe.

Pjesa më e madhe e pajisjes duhet të digjet kur bën zhytjen e tij të fundit në atmosferë, megjithëse ekziston gjithmonë mundësia që metalet me pika të larta shkrirjeje dhe materiale të tjera rezistente, të mbijetojnë në sipërfaqe.

Kur një pjesë e ngjashme u kthye në Tokë një vit më parë, tubacionet që supozohej se ishin nga raketa u gjetën në tokë në Bregun e Fildishtë, Afrikë.

Shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një pjesë e hedhurinave hapësinore janë shumë të vogla, jo aq se shumë sipërfaqe është e mbuluar nga oqeani po se edhe ajo pjesë që është tokë përfshin zona të mëdha që nuk janë të banuara.

Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës.

Ajo po lëviz sipas një prirjeje drejt ekuatorit prej rreth 41.5 gradë. Kjo do të thotë se është e mundur tashmë të përjashtohet që çdo mbeturinë mund të bjerë më në veri se afërsisht 41.5 gradë gjerësi gjeografike Veriore dhe më në jug se 41.5 gradë gjerësi gjeografike Jugore.

Harta në vijim:

Image
Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit