Renis Tërshanës i ikën nga duart tenderi 9 MILIONË € i dekoderave të RTSH! Futi dokumenta kineze

Renis Tërshanës i ikën nga duart tenderi…

Duke qenë se tahmaja e madhe të lë pa gjë… është ky rasti edhe i Renis Tërshanëa i cili është përjashtuar për 1 vit nga futja në garë për temdera publikë pasi falsifikoi dokumente tek kinezi për të fituar tenderin 9 MILIONË € të dekoderave të RTSH.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur përjashtimin për 12 muaj nga e drejta për të fituar kontrata publike të dy kompanive R&T sh.p.k. (e biznesmenit Renis Tërshana) dhe TBS 96 sh.p.k. (e Artan Xhorit).

Vendimi erdhi pasi verifikimet zyrtare me prodhuesit ndërkombëtarë provuan se bashkimi i dy kompanive kishte dorëzuar autorizime të rreme nga një kompani kineze për mirëmbajtjen e pajisjeve në tenderin e dekoderave me fond limit rreth 9.1 milionë euro.

Ky zhvillim i fundit kurorëzon muaj të tërë përplasjesh ligjore dhe institucionale mes RTSH-së, Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) dhe operatorëve ekonomikë, ku më parë u tentua anulimi dhe më pas rikthimi i fituesit në mënyrë kontradiktore.

Pas skualifikimit dhe dënimit me 1 vit larg nga garat publike për falsifikim dokumentesh, kontrata prej 9 milionë eurosh i ka kaluar përfundimisht bashkimit të kompanive Idea-Tel dhe Real Com.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit