Reparti i Allçisë te Trauma të ‘heq trurin’, vegla të shkatërruara dhe shtretër me gëlqere

Reparti i Allçisë te Trauma të ‘heq…

Dhjetëra raste trajtohen çdo ditë tek Reparti i Allçisë, në Spitalin e Traumës.

Thyerje, krisje, apo edhe aksidente, aty trajtohen ata që kanë probleme me trupin.

Por, gjendja është për të vënë ‘duart në kokë’.

Në disa foto të publikuara nga JOQ Albania, duket mungesa e higjienës dhe pajisjeve.

Siç duket, kushtet janë skandaloze, dhe shtretërit plot gëlqere.

Vetëm një spital nuk ngjan në foto.

Prizat janë të dala mbi shtretër, ndërsa veglat e mjekëve janë të hedhura kudo, të pista dhe të shkatërruara.

Me të vërtetë gjendje e mjerueshme, kur mendon se aty duhen mjekuar njerëz.

/Burimi: JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit