Reperi i njohur heq dorë nga kandidatura për president i SHBA

Reperi i njohur heq dorë nga kandidatura…

Kanye West thuhet se është tërhequr nga gara presidenciale në SHBA, më pak se dy javë pasi njoftoi se ai do të kandidojë, shkruan NME.

Një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për revistën “Intelligencer” se reperi më nuk do të garojë në zgjedhje.

“Ai është jashtë gare,” i tha Kramer, Intelligencer.

Kramer nuk specifikoi arsyet e West për gjoja tërheqje, por tha që ai do ta “njoftojë [Intelligencer] atë që të gjitha gjërat tona u anuluan.

Kanye West njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve më 4 korrik.

“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” kishte shkruar West në Twitter.

“Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit