ë një artikull të publikuar nga media britanike Daily Mail i bëhet jehonë dhe gjithashtu ngre këmbanat e alarmit mbi kalimin ilegal në Britani. Protagonist i këtij shkrimi është një i ri nga Puka, Dijonis Biba, 20 vjeç, te cilin mediat britanike e cilësojnë si një rreper të njohur por qe për publikun shqiptar njihet më shume si djali i live në Instagram me femra të showbizit.
Duke pozuar pranë makinave të shtrenjta me veshje firmato, Biba padyshim që nuk e ka problem të shfaq stilin e tij të jetës. Por mburrjet e tij shqiptar nuk ndalen këtu, pasi pak kohë më parë në një live në Instagram që më pas u ripublikua në youtube Biba shpjegon sesi mund të kalosh ilegalisht në Britani apo të kërkosh azil. Biba i shpjegon ndjekësve të tij me aplikacionin google map në dorë rrugën që duhet ndjekin për të kaluar në Britani.
Video e cila u bë virale duke u parë më shumë se 100,000 herë, përfshin këshilla për përdorimin e ID të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe pretendimin e azilit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nga një shikues, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë. Ai tha se e mori pasaportën e tij të rreme rumune nga një mik. Dhe kur një ndjekës e pyeti nëse rrezikonte të kapej, ai tha: ‘nuk më intereson.’
Në fillim të këtij viti, Mail zbuloi një trafikant shqiptar të qenieve njerëzore i cili po shfrytëzonte një rrugë ‘të lehtë’ për në Britani përmes Dublinit duke përdorur dokumente false. Kledjan Kurtaj, reklamoi me guxim rrugën e tij të paligjshme edhe në Facebook.
YouTube ka refuzuar të heqë videot, duke pretenduar se ato nuk shkelin politikat e faqes. Ajo këmbënguli se klipet tregojnë përvojën e Bibës në hyrjen në një vend, por nuk ofrojnë shërbime apo informacione të hollësishme për të ndihmuar tranzitin dhe kalimin e kufirit.
Alp Mehmet, i Migration Watch UK, tha: ‘Kjo me të vërtetë është e tmerrshme. Tani është koha që kompanitë e mediave sociale të bashkëpunojnë në luftën kundër këtij kërcënimi sesa t’u japin kohë mashtruesve si Biba./Dosja.al