Reperit shqiptar i hakohet Instagrami dhe i publikohen foto të së dashurës

Reperit shqiptar i hakohet Instagrami dhe i…

Nuk janë të pakta rastet kur dëgjojmë që personazhet e famshme publike bien pre e sulmeve kibernetike nga ‘hackerat’. Dhe një gjë e tillë së fundmi i ka ndodhur edhe reperit nga Gjilani, Feronit Shabanit i njohur me emrin artistik, Fero.

Prej tri ditësh ai është munduar të rikthejë Instagramin e tij, aty ku numëron 584 mijë njerëz, por një gjithë e tillë duket akoma e pamundur.

Hakerat gjithashtu i kanë publikuar një foto të modeles Arbenita Ismajli, ndërsa në videon tjetër është një bashkëbisedim me Feron, i cili u kërkon t’ia kthejnë llogarinë zyrtare.

“Fero na ka gënjyer nuk na ka dërguar paratë, kena me ja honger ymrin për këtë Instagram”, shkruhej krahas videos.

Ndërkohë, reperi po vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij muzikore në Gjermani – aty ku edhe ka hapur studion e tij disa muaj më parë.

 

View this post on Instagram

 

Fero na ka rrejt sna ka qu paret , kena me ja honger ymrin per ket Instagram ?

A post shared by Kali Gomar Dhe Magar ? (@ferofera) on

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit