Replikat në Kuvend/ Lleshaj: 'Nuk merrem me vrasjet'. Valteri: 'Je vetëm për tendera...'

Replikat në Kuvend/ Lleshaj: ‘Nuk merrem me…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar sot se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për krimet që ndodhin në vend, dhe se ato i trajton vetëm si një zyrë analizash statistikore.

Gjatë interpelancës së tij në Kuvend, e kërkuar nga opozita, ministri Lleshaj ka preferuar më shumë që të replikojë me deputetët, se sa të njohë përgjegjësitë e detyrës që mban.

Ministri Lleshaj, duke rreplikuar me deputetin e opozitës Halit Valteri, u shpreh se ai nuk merret me raste konkrete, pikërisht atëherë kur deputeti i solli në seancë rastin e vrasjes së Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj dhe fjalët e të atit që kërkonte drejtësi.

Sipas Lleshajt, ndërhyrjet e deputetit janë të paligjshme dhe i kërkoi atij që t’i çonte provat në prokurori.

“Unë si ministër nuk merrem me raste konkrete. Nuk jam kryepolici i Shqipërisë. Nuk shoh as kamera. Policia i ka të përcaktuara procedurat. Ndërhyrjet e deputetit janë të paligjshme. Ju duhet t’i paraqisni provat në prokuror. Qoftë për rastin e Durrësit, qoftë për raste të tjera jam i angazhuar që policia të performojë. E ndiej keqardhjen për atë ngjarje dhe familjen e djalit”,- deklaroi ministri Lleshaj.

Por edhe gjatë fjalës së tij, deputeti Valteri vijojë replikat, duke i kërkuar të flasë për krimin dhe të mos bëjë propagandë.

“Kuptova që je vetëm për tenderë aty ose për emërime. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Të kam dëgjuar që ke thënë se policët janë fytyra jote… Llesh kam parë shumë polica që nuk do doja të ishin fytyra jote. Kam parë shumë policë të lidhur me krimin por nuk më duken si ti.

Për krimin nuk ke folur. Dy ministrat paraardhës, janë subjekt të OFL-së që ju e mbroni kaq shumë. Po shoferët e tyre por rrjeti i këtyre njerëzve. Kaq qorra jeni bërë? Zoti Lleshi, hajde këtu dhe fol për krimin, mos më bëj pallavra dhe propagandë qeverie”,- deklaroi deputeti Valteri./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit