Replikoi për pesë orë me Imerajn! Jacobs nuk shkon në seancën e konfirmimit të prokurores

Replikoi për pesë orë me Imerajn! Jacobs…

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës. Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht. Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK. Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.

Vendimi i KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur një javë më parë, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’  ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij. Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore. Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta. Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.

Marrë nga Reporter.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit