Reporterët pa kufij dënojnë Ramën dhe gjuhën e tij denigruese ndaj medieve

Reporterët pa kufij dënojnë Ramën dhe gjuhën…

Reporterët pa Kufij kanë reaguar me një deklaratë në kundër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me disa deklarata që ai ka bërë kundër medieve në një konferencë të OSBE-së.

 “Reporterët pa kufij denoncon sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave online në një konferencë të OSCE, duke i krahasuar me nazistët, terroristët dhe pedofilët. “-shkruan Reporterët pa Kufij, ndërsa ngre edhe një herë shqetësimin e paketës anti-shpifje.

Rama i krahasoi mediat online me nazistët, terroristët dhe pedofilët.

“Akoma më shqetësuese pasi Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes! Siç ishte hartuar më herët, ndryshimet do të lejonin vendosjen e sanksioneve joproporcionale ndaj mediave online nga AMA, një autoritet i kryesuar nga ish -këshilltari i Edi Ramës. RSF kërkon ndryshime së bashku me rekomandimet e Komisionit të Venecias për të shmangur minimin e lirisë së shprehjes”-thuhet më tej në deklaratën e organizatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit