Republika Çeke feston, shpëtuam nga pandemia

Republika Çeke feston, shpëtuam nga pandemia

Pas shumë lajmeve ‘të zeza’, më në fund po dëgjojmë një lajm të mirë.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi këtë javë se kjo ishte më e pakta që kemi parë deri më tani nga pandemia, ky paralajmërim nuk ka arritur të  prishë festën.

Një festë për t’i dhënë koronavirusit një “lamtumirë simbolike”, është mbajtur në Republikën Çeke.

Mijëra të ftuar u ulën në një tryezë 500 metra të gjatë në urën Charles në Pragë, të martën duke shkëmbyer ushqime dhe pije që i kishin sjellë nga shtëpia.

Qytetarët nuk u shqetësuan aspak për rregullat e distancimit social.

Vendi ka pasur më pak se 12,000 infeksione në raport me popullsinë prej 10 milion banorë, ndërkohë që janë raportuar vetëm 350 viktima nga Covid.

Organizatori i ngjarjes Ondrej Kobza, tha se festa u bë për shkak të mungesës së turistëve në qytetin e famshëm.

Ai u shpreh:

“Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lënë njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë të takohen, se nuk kanë frikë të marrin një sanduiç nga fqinji i tyre .

Në fakt Republika Çeke ia ka dalë më së miri që të mbante nën kontroll pandeminë.”

[ngg src=”galleries” ids=”109″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: BBC/Përgatiti:’Gazetaatdheu.com’/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit