Reshat Arbana, kjo emblemë e Filmit Shqiptar

Reshat Arbana, kjo emblemë e Filmit Shqiptar

Aktori Reshat Arbana u lind më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një ndër aktorët shqipëtar më të mirë të gjitha kohërave. Arbana ka interpretuar me shumë sukses vepra të ndryshme në teatër por dhe në kinematografi ku numëron mbi 35 role. Absolutisht mbetet nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare. Ai bën pjesë në plejadën e artë dhe në panteonin e artit shqiptar.

Kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968. Pas studimeve u emërua dhe filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Aktori Reshat Arbana në karrieren e tij artistike na ka dhuruar shumë role në filma. Ndër më të spikaturit përmendim: Sami Ameni tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdékje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolin e kryetarit të këshillit tek filmi Kur hapen dyert e jetës (1986) ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit 1987 për interprtimin më të mirë.Do të flas!” – A mund të shpjegohet heshtja sot, në 80 vjetorin e “Nderit  të Kombit”, Reshat Arbana (Video)

Filmografia
• Në kërkim të kujt (2009) – serial nga Top Channel, Asim Qani
• Familja Moderne (2008) – serial nga Kosova, Gjergji
• Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
• Vite të rëndësishme (1997)

• Jeta në duart e tjetrit (1991) – Profesori
• Balada e Kurbinit (1990) – Kuke Memini, kryezoti
• Vetmi (1990) – Andri
• Flutura në kabinën time (1988) – Xhaxhai
• Rikonstruksioni (1988) (TV) – Shoku Emil, Kryeinxhinieri i kantierit

• Binarët (1987) – Ali Morina
• Kur hapen dyert e jetës (1986) – Kryetari i këshillit të fshatit
• Hije që mbéten pas (1985) – Adnan Kodra
• Të paftuarit (1985) – Mark Ukacjerra
• Kush vdés në këmbë (1984) – Dajlan BeuAjete Shaban Beqiraj: RESHAT ARBANA: "Të bësh një rol don të thotë të  dalësh nga vetja"

• Shirat e vjeshtës (1984) – I deleguari i Ministrisë
• Zambakët e bardhë (1984) – Pedagog Petriti
• Dora e ngrohtë (1983)- Ahmeti
• Fundi i një gjàkmàrrjeje (1983) – Komandanti i Xhandarmërisë
• Gràcka (1983) – Gjenerali Amerikan

• Kohë e largët (1983)
• Nëntori i dytë (1982) – Isa Boletini
• Shokët (1982) – Nikolla
• Gjurmë në kaltërsi (1981) – Komandanti
• Intendenti (1980) – Kryetari i këshillit të fshatit

• Liri a vdékje (1979) – Bimbashi
• Nga mesi i errësirës – (1978) – Zoti Ugolini, Keshilltari
• Gjeneral gramafoni (1978) – Prefekti
• Kur hídheshin themelet (1978) (TV) – Beqir Aga
• Fije që príten (1976) – Sami Ameni

• Pylli i lirisë (1976) – Xha Kovi
• Tinguj lùfte (1976) – Mësues Naimi
• Kapedani – (1972) – Një nga të rinjtë e fshatit

• Plàgë të vjetra (1968) – Pacienti
• Dùel i heshtur (1967), – Islami
• Komisari i dritës (1966) – Nikoll MustaqeziuBabai" me të madhin Reshat Arbana mrekullon Elbasanin, rekord për shitjen e  biletave

Reshat Arbana është vlerësuar gjithë jetën për rolet dhe interpretimet e tij. Vlen të përmendim titujt “Artist i Merituar” , “Artist i Popullit” etj. Atij ju akurdua dhe titulli më i lartë vlerësues që Shqipëria ka “ Nderi i Kombit” më 7 tetor 2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi i me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Artisti i madh, Reshat Arbana sot 80 vjeçar, aktualisht është në pension. Edhe pse shumë i famshëm në të gjitha trojet shqiptare ai ka mbetur një njeri shumë i thjesht dhe modest. Ai në intervistat e tij shumë të rralla në televizione ka thënë që i ka pëlqyer gjithmonë qendrimi me njërëz të gjithë shtresave të shoqërisë , veçanërisht me atë puntore. Sipas Arbanës vlerësimi më i madh nuk janë titujt e marra, dekoratat ose çertifikatat. E rënësishme është të vlerësohesh nga njerëzit e thjeshtë dhe nga populli yt. Kjo është dekorata , titulli dhe vlerësimi më I lartë.

Reshat Arbana përveçse aktor shquhet edhe si recitues. Ka recituar vepra me tema të ndryshme patriotike dhe aktuale. Ai është nga ata artistë shumëdimensional që bën bashkë mijëra bashkëatdhetarë kudo janë në shumë evenimente brenda dhe jashtë vendit. Vlen të theksohet që Diaspora jonë e do shumë Reshat Arbanën dhe e ka vlerësuar dhe me çmime të ndryshme për veprën e tij. Ai u bë shumë i famshëm në gjitha trojet shqiptare sidomos me kryerolin e tij e tij të Isa Boletinit, në filmin “Nëntori i Dytë” të regjisorit ikonë të kinematografisë Shqiptare, Viktor Gjika. Mbas rolit të luajtur me mjeshtëri në këtë film Reshat Arbana u bë shumë i dashur vaçanarisht për publikun e Kosovës (vendlindja e trimit dhe atdhetarit të shquar Isa Boletinit) dhe në respekt dhe dashuri për aktorin e thërrasin atë ose në emrin e rolit ose “Baca Reshat”.

Reshat Arbana është ndër emblemat e artit, ndër yjet e teatrit dhe kinematografisë shqiptarë. Një aktor i cili interpretoi role dhe personazhe të ndryshme duke përçuar tek publiku vlera morale dhe pozitive. Ne si vend shquhemi që nuk iu dijmë vlerën të mirave kur i kemi por kujtohemi vetëm kur ne I humbin ato. Kjo gje ka ndodhur me shumicën e aktorëve të cilët ndërruan jetë duke mos u vlerësuar asnjëherë nga institucionet sidomos në aspektin financiar. Për fatin e mire ne i kemi të gjallë disa aktorë të plejadës së artë si Reshat Arbana dhe kolegë të tij të cilët nuk janë aktiv më në teatër apo film për shkak të moshës. Institucionet duhet ti vlerësojnë ato në mënyrë që të ndreqin sadopak fajet dhe gabimet që bënë me aktorët që ikën nga kjo jetë me brenga. Për aktorët që sot i kemi në mesin tone duhen organizuar aktivitete të ndyshme nga institucionet përkatëse por duke mos harruar shpërblimet financiare ose mbulimin e shpenzimeve mjéksore. Është gjëja më e pakët që mund të bësh për këto artista të mëdhenj që punuan me shumë sakrifica, dérdhën mund dhe djersë për ti realizuar ato filma që ne ishikojmë sot. Edhe pse në to kishte ideologji sepse e kërkonte vetë koha dhe sistemi, interpretimet e aktorëve dhe niveli i regjisorëve ishte maksimal. Ato Ishin shumë profesionistë dhe punoni me shumë passion sepse siç dihet arti ishte ndër argëtimet e vetme që kishte koha para 90.

Emocionuese, Reshat Arbana interpreton “Ne s'b - Syri | Lajmi i fundit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit