Reshje bore në veri të vendit, ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve

Reshje bore në veri të vendit, ARRSH…

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë veriun e vendit këtë të mërkurë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në disa zona.

Në një postim në ‘Facebook’, ARRSH thekson se bora që ka rënë në qytetin e kukësit, Tropojë, Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

Reshje bore në Veri. Në Kukës, në Tropojë, në Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore. Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë   janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore  Qarkullimi vazhdon normalisht. #UdhëtoniMeKujdes”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit