
Edhe pse jemi në pranverë disa zona në Shqipëri janë përfshirë nga reshjet e dëborës këtë mëngjes. Si pasojë është bllokuar totalisht qarkullimi në rrugën e Arbrit. Autoritet rrugore njoftojnë se kalimi do të bëhet nga aksi Klos-Burrel-Ulëz.
“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,
të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz”, njoftojnë autoritet. Ndërkohë bëhet thirrje që të shmangen lëvizjet e panevojshme me makinë në këto zona.