Reshje shiu dhe nesër? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Reshje shiu dhe nesër? Ja çfarë parashikojnë…

Moti nesër pritet i ngjashëm me atë të ditës së sotme, me reshje shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se tendenca e këtyre ditëve rreth situatës meteorologjike do të vijoj edhe për ditën e nesërme.

“Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites përsëri reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive më tepër të përqendruara në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 9ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato bregdetare ndërsa për vlerat e mesditës pritet rritje e lehtë nga 25ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulëta e bregdetare”, parashikon SHMU.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit