Reshjet e borës dhe furtuna/ Bllokohen tre njësi administrative në Gramsh

Reshjet e borës dhe furtuna/ Bllokohen tre…

Reshjet e dëborës dhe furtuna kanë bërë që në rrethin e Gramshit, të bllokohen tre njësi administrative.

Në 20 fshatra të tre njësive administrative, energjia elektrike mungon .

Sipas drejtorit të mirëmbajtjeve të Rrugëve pranë Bashkisë Gramsh Luan Kokla, për dy njësitë aministrative Kukur dhe Poroçan janë nisur grupet e punës, ku sot mund të bëjmë të mundur hapjen e rrugës pasi trashësia e dëbores dhe akulli janë të mëdha.

Në fshatin Rovje u bë e mundur hapja e rrugës, por qarkullimi bëhet i detyrueshëm me zinxhirë, për shkak të akullit.

I bllokuar është edhe aksi rrugor Gramsh – Korçë në një gjatësi prej më shumë se 4 km.

Pranë fshatit Maliqopar, dëbora dhe akulli  janë në trashësi të mëdha. Ky aks rrugor nuk është në varësi të bashkive, por mirëmbahet nga një firmë konçesionare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit