Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë jo të këndëshme në burgun e Durrësit, që ndodhet në zonën e ish-kënetës.
Mësohet se ujërat kanë shpërthyer në katin e parë të institucionit ku vuajnë dënimin disa individë.
Sipas informacioneve të gjithë të burgosurit janë zhvendosur në katin e dyte të institucionit.
Të burgosurit ngrenë shqetsimin se kjo situatë mund të jetë tepër e rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve infektive. Institucioni ndodhet në një zonë tejet problematike ne qytetin e Durrësit.