Reshjet e shiut pushtojnë vendin, sjellin problematika në rrugë

Reshjet e shiut pushtojnë vendin, sjellin problematika…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim zyrtar për gjendjen e akseve rrugore në vend, pas reshjeve të dendura të shiut në vendin tonë.

Sipas njoftimit, reshjet kanë sjellë problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

2.jpg

3.jpg

4.jpg

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit