
Ditët e fundit vendi ynë po përballet me një mot të keq. Reshjet e shiut kanë bërë që shumë masive dheu të rrëshkasin në një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.
Nuk është hera e parë që ka patur rrëshqitje në këtë zonë, pasi ndërtimet në këtë lagje janë kryesisht të pas viteve ’90. Banorët e zonës janë evakuar për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.