Resortet zhvasin turistët e huaj, ja shifra stratosferike që paguhet për një shezllon

Resortet zhvasin turistët e huaj, ja shifra…

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “qejfi kushton” ?

Këtë shprehje na e praktikojnë më së miri pronarët e restoranteve në plazhe.

Pushuesit në Turqi po paguajnë qimet e kokës në disa resorte në Bodrum. Dikush ka paguar 43 paund për një qebap dhe dikush tjetër 65 paund për t’u larë në det.

Në rrjet po qarkullon një faturë nga një beach-bar, ku çmimi i një kafeje ka kaput 7.30 paund.

Plazhi është i të gjithëve, por vizitorët në një prej hoteleve aty u duhej të paguajnë një tarifë goxha të lartë nëse duan të futen në det teksa qëndrojnë aty.

Kryebashkiaku i Bordumit u justifikua se kjo është mënyra e vetme që bizneset të mbijetojnë pas impaktit të Koronavirusit në turizëm.

Credit: Hurriyet

/Burimi:LADBIBLE/Përgatiti: ‘Gazetaatdheu.com’/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit