Reuters: Shqipëria në Euro 2024 do të sjellë surpriza

Reuters: Shqipëria në Euro 2024 do të…

Mungesa e presionit të lartë në fushë, mund të sjellë surpriza për kombëtaren tonë në Euro 2024, pasi do t’i bëjë ata të japin më të mirën e tyre.

Sipas Reuters, për herë të dytë në histori në finalet e Europianit, përfaqësuesja ka detyrën e vështirë të përballet në një grup jashtëzakonisht të fortë, me kampionët në fuqi të Italisë, së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Me pjesëmarrjen në finale, Shqipëria do të ketë mundësi të përfitojë një eksperiencë e madhe, do të rritet nga forma e në krahasim me kualifikueset ku doli si kreu i grupit, duke parakaluar Republikën Çeke dhe Poloninë, pasi kaluan shtatë ndeshje të pamposhtura pas humbjes së tyre në hapje ndaj polakëve.

Shqipëria do të shpresojë të kapë Italinë në befasi kur të luajë me të në ndeshjen hapëse në Gjermani dhe ka shumë lojtarë në skuadrën e saj që do të jenë shumë të njohur me kundërshtarët e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit