Qindra biznese në kryeqytetet kane zgjedhur sonte një formë të veçantë proteste kundër qeverisë. Dyqane në të gjitha zonat e kryeqytetit kanë ulur qepenët dhe kanë identifikuar Edi Ramën si përgjegjës për gjendjen e tyre ne prag falimentimi.
Mbi qepenat e mbyllur, bizneset kanë vendosur portretin e Ramës me figurën e COVID 19 dhe me lajmërimin “Mbyllur nga Ramavirusi” apo me ironinë e hidhur “Faleminderit për falimentimin”.
Që prej urdhrit për mbylljen e bizneseve për shkak të pandemisë, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë kompensime të papërfillshme për ta.
Bizneset e vogla pohojnë se konsumi është përgjysmuar dhe urdhri i Ramës për fundjavën pa makina e dëmton akoma më shumë konsumin.
Për të gjitha këto, revolta e bizneseve në të gjithë Tiranën u shpreh sonte me uljen e qepenëve dhe vendosjen e pankartave që tregojnë kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor.